“Mos u brengoseni këtu jemi”, “Brigada e Veriut”, “Mos u brengosuni ju presim”, ishin vetëm disa nga grafitet me mbishkrime të shkruar mes natës së 17 dhe 18 gushtit në Mitrovicën e Veriut.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Nga policia është sqaruar se grafitet janë shkruar nga persona të panjohur, kurse rasti është iniciuar si “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.
Këto grafita u shkruan gjatë takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Alekasandar Vuçiç, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, zhvilloi takime të ndara me dy liderët.
Edhe pse takimi trepalësh fokusimin kishte në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, një gjë e tillë nuk u arrit.
“Takimi i sotëm nuk ishte takim normal. Nuk ishte takim i rregullt”, deklaroi Borell pas përfundimit të takimit me dy liderët.
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
-
Celibashi i bën thirrje Kuvendit të vendosë për votën e diasporës
-
Salianji akuzon SHISH-in se po përdoret, thotë se ka kthyer përgjigje “për t’u tallur” në Komisionin e TIMS
-
11 milionë euro i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit nga marrëveshjet e nënshkruara nga MASHT-i dhe MSH-ja
Lajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
I vunë tritol në banesë, KLGJ i cakton 6 muaj mbrojtje gjyqtarit Tonin Stërkaj
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës