Pas vetëm tre javëve martës, aktorët, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë vendosur të kalojnë më pak kohë së bashku.
Ata besonin se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi marrëdhënies së tyre në planin afatgjatë.
Sipas revistës “Hollywood Life”, aktorët kanë arritur një konsensus për t’u ndarë disa ditë pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë.
Arsyeja sipas mediave dhe çiftit është sforcimi i lidhjes, pasi pavarësisht asaj që mund të mendoni, vendimi është marrë që magjia mes tyre të mos humbasë.
Duke qenë se të dy profesionet e tyre i detyrojnë të kalojnë periudha të ndara, JLo dhe Affleck kanë vendosur të distancohen në mënyrë që në këtë mënyrë t’i mungojë më shumë njëri-tjetri.
Ata nuk duan të lënë mënjanë karrierën e tyre në emër të dashurisë dhe besojnë se opsioni më i mirë është të vendosin një distancë mes tyre.
“Ata janë gjithmonë duke folur dhe duke dërguar mesazhe, kur janë largë njëritjetrit. Dhe koha e ndarë e bën rikthimin së bashku shumë më të mirë. JLo-së i pëlqen fakti që ajo e di se burri i saj do të jetë aty për të pa marrë parasysh çfarë”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me çiftin.
Nga ana tjetër, ai shpjegoi: “të ndahen kaq shpejt pas dasmës së tyre nuk është ideale. Por ata e dinë se kanë gjithë jetën përpara dhe po shijojnë çdo minutë të udhëtimit”.
Lopez, 52 vjeç dhe Affleck, 49, u takuan në fillim të viteve 2000, dhe u fejuan për herë të parë në vitin 2002, por i ndërprenë gjërat në vitin 2004.
Gjatë kohës kur kanë qenë të ndarë Jennifer Lopez është martuar tri herë dhe ka dy fëmijë me këngëtarin Marc Anthony ndërsa Affleck ka qenë i martuar me aktoren Jennifer Garner dhe kanë tre fëmijë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”