Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se Qeveria është e pafuqishme në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, pasi inflacioni vjen nga jashtë, meqë jemi importues të shumicës së produkteve bazë.
“Çmimet janë rritur globalisht. Kemi të bëjmë me inflacion të importuar. Ne si qeveri s’kemi kontroll, as ndikim”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se qeveria, megjithatë, ka bërë çfarë e ka parë të arsyeshme të bëjë për stabilizimin e situatës.
“Ne kemi tri qëllime: parandalim të presionit inflacionar të brendshëm, të mbështesim ata që kanë nevojë dhe të marrim masa kundër tregtarëve spekulantë që tentojnë shfrytëzimin e krizës për të trashur fitimet e tyre”.
Sa i përket vendimit të kaluar që të rritej çmimi i energjisë elektrike për amvisëri, por jo edhe për biznese, Kurti pohoi se këtë e kishin bërë qëllimisht.
“Ta kemi parasysh që të rriteshin çmimet për bizneset do të ishte arsyetim për ta që të rrisin çmimet e produkteve”.
Fjalimi i kryeministrit për çmimet ka ardhur, pasi paraprakisht deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka treguar se si ka rritje të secilit produkt bazë dhe atë deri në 80 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sela porosi “kukullave” të Mickoskit: S’do të lejojmë që të përbuzet sakrifica e dëshmorëve
-
Thaçi, simpatizuesve të “Frontit Evropian”: VLEN-it duhet t’i jepni grusht, s’keni arsyeje ta votoni
-
Xhaferi: T’i tregojmë botës që s’jemi ne që bëjmë probleme, dilni votojeni “Frontin Evropian” më 8 maj
-
Vladimir Putin shkuli zemrën e një dreri për t’ia dhënë Silvio Berlusconit
Lajmet kryesore
-
Pjesëmarrje masive në tubimin qendror të Frontit Evropian në Tetovë
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Marrëveshja e mbrojtjes me Arabinë Saudite nuk është e mundur pa normalizimin me Izraelin, thonë SHBA-të
-
Mesazhi i Kurtit në 75-vjetorin e Këshillit të Evropës: Kosova – vend që plotëson kriteret e anëtarësimit