Në takimin hapës të javës së 23-të në Bundesligën gjermane, ekipi i Milot Rashicës, Werder Bremen e mposhti Eintracht Frankfurtin teksa fitoi me përmbysje 2:1.
Ekipi vendas ndali serinë fantastike të Frankfurtit, të cilët në 10 ndeshjet e fundit në Bundesligë, koleksionuan nëntë fitore dhe një barazim, madje ndeshjen e fundit e mposhti edhe gjigantin bavarez Bayern Munich.
Ndeshje tejet pozitive pati edhe lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili luajti për 86 minuta, duke asistuar në golin e barazimit, dhe ishte i pafat kur goditi shtyllën.
Mysafirët nga Frankfurti ishin të parët që kaluan në epërsi qysh në minutën e nëntë përmes sulmuesit në top formë Andre Silva.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve, teksa me të filluar pjesa e dytë, Gebre Selassie merr një top fantastik nga Rashica dhe barazoi rezultatin në 1:1.
Në minutën e 62-të, amerikani Joshua Sargent, shënoi për rezultatin 2:1, me të cilin edhe u mbyll ndeshja.
Me këtë fitore, Werderi largohet nga zona e rrezikshmërisë në tabelë, duke u pozicionuar në vendin e 12-të, me 26 pikë, ndërsa Frankfurt gjendet në vendin e katërt me 42 pikë, shtatë më pak se lideri Bayern Munich.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare