Pas një jave spekulimesh për ndarjen e Kendall Jenner dhe Devin Booker, ata u panë duke u shoqëruar sërish.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe basketbollisti, kaluan pak kohë së bashku në “Soho House” në Malibu, Kaliforni, të dielën.
Nga pamjet e paparacëve, të dy dukej se ishin në humor të mirë teksa buzëqeshnin, flisnin, qeshnin dhe merrnin poza të bukura.
Në një moment, madje dukej sikur Booker po shkonte për të rrëmbyer një puthje.
Supermodelja, 26 vjeçare kishte veshur një bluzë të bardhë të prerë poshtë, të cilin e kombinoi me pantallona prej liri ngjyrë kremi.
Në anën tjetër, ylli i NBA, kishte veshur një bluzë të bardhë dhe mbante një zinxhir floriri.
Çifti ishin ndarë me arsyetimin se dëshironin që të fokusoheshin në karrierë.
Supermodelja kishte deklaruar se ajo “dëshironte hapësirë dhe kohë të ndarë”, megjithatë sipas disa burimeve të brendshme “ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin”.
Të njëjtit ndezën thashethemet për një romancë dashurie në prill të vitit 2020. Pas disa javësh spekulime, dyshja nisën zyrtarisht lidhjen në qershor të po atij viti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës