Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Branislav Radoviç, pas sulmit me mjet shpërthyes te trafoja e energjisë elektrike në Veri ka thënë se ka pasur sulme nga një granatë M-52 dhe se dy automjete të personave që kanë sulmuar janë dëmtuar.
Pas shpërthimeve, në vendngjarje ai bëri të ditur se kanë dalë menjëherë njësitet policore, mjekësia ligjore dhe Prokuroria, por për shkak të ndriçimit të dobët hetimet kanë vazhduar mëngjesin e sotëm.
“Ekipi hetimor është njoftuar menjëherë nga prokurori i shtetit për krime të rënda dhe në bazë të informacioneve të para nga dëshmitarët dhe punonjësit e elektro-distribucionit-s, të cilët e kanë raportuar rastin në polici, nuk ka të lënduar”.
“Shpërthimet kanë shpërthyer rreth orës 22.45 dhe afër objektit të shpërndarjes së energjisë elektrike ka pasur një fluks të vazhdueshëm të energjisë elektrike”, tha Radoviç.
Ndërsa, shtoi se një hetim i udhëhequr nga njësia e hetimeve rajonale nga Mitrovica është duke u zhvilluar.
Edhe, Besim Hoti, zëdhënës i Policisë në Veri të Mitrovicës ka thënë për Albanian post, se policia ka dalë në vend ngjarje menjëherë pasi është dëgjuar shpërthimi.
“Aty ka pas një zjarr mbrëmë në trafo, ne kemi mëndu që fillimisht është për shkak të ngarkesës elektrike, por pas hetimeve në vendin e ngjarjes është vërtetu që ka pas një shpërthim, një mjet shpërthyes i cili prej faktori njeri është bë qëllimshëm”.
Ndryshe ngjarja ndodhi dy ditë pasi Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes për energjinë të nënshkruar më 2013, në Bruksel, por e cila nuk ishte zbatuar.
Pas dakordimit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar rrymën elektrike nga viti 1999, do të obligohen t’i paguajnë faturat.
Sipas këtij udhërrëfyesi, parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës(ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë nga veriu, Elektrosever, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
Elektrosever është një kompani me pronësi serbe, e themeluar në Kosovë dhe sipas ligjeve të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës