Lajme

Në Prishtinë stuhia me erë e shi shkakton dëme


Dëmet e shkaktuara në Prishtinë nga stuhia.

Të mërkurën e 13 qershorit, një stuhi e fuqishme ka goditur Prishtinën në orët e pasdites.

Nga video-ja që janë publikuar në rrjetet sociale, janë evidentuar edhe dëme të shkaktuara.

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme ka thyer drunjtë, ndërsa edhe në lagje të tjera të Prishtinës është raportuar për shi të furishëm që goditi kryeqytetin.

Reshje të dendura shiu e breshri e me erëra të fuqishme kanë përfshirë edhe Podujevën.

Me 6 qershor, një burrë 30-vjeçar kishte humbur jetën dhe një grua, 30-vjeçare po ashtu, ishte lënduar, pasi ishin zënë nga lisi që u rrëzua në lagjen “Pejton” në Prishtinë, si pasojë e motit të ligë dhe erërave të forta.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën, përderisa e lënduara tjetër femër, po ashtu rreth 30 vjeç, është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore