Nuk ka dashur të hy në diskutim nëse veteranët kanë apo jo të drejtë për të protestuar, por kësaj ngjarje i ka dhënë fokus te politizimi i sh ushtarëve të UCK-së nga udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës.
Me të marrë fjalën në foltoren e kuvendit, Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se udhëheqësit e OVL-UÇK-së ka pranuar që të politizohet ndër vite dhe ajo është përgjegjëse për gjendjen e krijuar tani.
“Është e vërtete se luftëtarët janë të ngritur në protestë, nuk kam për qëllim të përcaktohem nëse kanë apo jo të drejtë, por është udhëheqja e OVL-UÇK ajo që ka pranuar që kjo organizatë të politizohet. Jo nuk është përgjegjësi e të gjithë veteranëve. Të veteranëve të vërtete”.
Krasniqi ka shtuar se mos politizimi i kësaj organizate të luftës, do t’i bënte ata opozitë të fuqishme në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse kjo organizatë nuk do të ishte politizuar nga ato parti që u thirrshin si parti të luftës në themelimin e tyre kjo organizatë do të kishte qenë opozita kryesore e Kuvendit dhe Qeverisë dhe kështu i ka hije organizatave që përfaqësojnë këto kategori”, ka shtuar Krasniqi.
Ai ka propozuar që të bisedohet me veteranët, por edhe të pastrohen listat, si dhe mos t’u merret e drejta për të punuar veteranëve.
Kuvendi i Kosovës që në mëngjes ka nisur punimet për disa të ma të ndryshme.
Për shkak të protestës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, seanca nisi me protestë edhe nga opozita.
Ata pamundësuan realizimin e punimeve duke zënë hapësirën qendrore të kuvendit, ku është e vendosur foltorja.
Veteranët në oborr dhe deputetët e opozitës brenda hapësirave të Kuvendit, po kërkojnë që Qeveria të fus kategorinë e veteranëve të Luftës në ligjin për pagën Minimale.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë bllokuar sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, me pretekstin se seanca në fjalë nuk duhet të vazhdohet me asnjë pikë të rendit të ditës deri sa çështja e veteranëve të zgjidhet.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka këmbëngulu në mos vazhdimin e seancës pa konsultimin me veteranët, ani pse kryeministri Kurti premtoi që nesër do të takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financa.
Kurti bëri me dije se për këtë takim do ta anulojë edhe pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.
“U dakorduam me shefat e grupeve parlamentare që të fillojë një proces të dialogut mes qeverisë e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i financave, parlamenti përmes komisionit ku trajtohet ligji në fjalë pra komisioni për buxhet i përfaqësuar nga kryetari Armend Muja, ky të jetë ekipi i cili takon veteranët si palë lidhur me këtë çështje”, ka thënë Konjufca.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka këmbëngulu në mos vazhdimin e seancës pa konsultimin me veteranët, ani pse kryeministri Kurti premtoi që nesër do të takojë veteranët, së bashku me ministrin e Financave dhe kryetarin e komisionit për buxhet dhe financa.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit