Lajme

Nesër takohen Qeveria dhe Veteranët


Të premten e 17 qershorit, Qeveria do të takohet me veteranët për të biseduar rreth çështjes së Projektligjit për Ligjin e Pagave, për të cilën këta të fundit protestuan sot.

Këtë e bëri të ditur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

“U dakorduam me shefat e grupeve parlamentare që të fillojë një proces të dialogut mes qeverisë e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i financave, parlamenti përmes komisionit ku trajtohet ligji në fjalë pra komisioni për buxhet i përfaqësuar nga kryetari Armend Muja, ky të jetë ekipi i cili takon veteranët si palë lidhur me këtë çështje”, ka thënë Konjufca.

“Kryeministri premtoj ditën e nesërme kur do të ndodhë kjo, a nëse kjo nuk ndodh, pra pas kësaj kërkese për të cilën u pajtuam ne edhe mbledhje që e patëm pas pushimit, nuk e pranoni as këtë atëherë i bie që bllokimi i seancës është qëllim në vetvete, që nuk po më pëlqen”.

Glauk Konjufca

Para kësaj, kryeministri Albin Kurti, kishte ftuar në takim veteranët e UÇK-së për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.

Kurti bëri me dije se për këtë takim do ta anulojë edhe pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore