Lajme

Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 13:00


Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë, ende pa nisur me rend dite, pasi partitë opozitare e kanë pamundësuar punën e tij.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas konsultimit me shefat e grupeve parlamentare, ka njoftuar se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 13:00.

Ndryshe deputetët e partive opozitare kanë pamundësuar vazhdimin e seancës plenare në mënyrë të rregullt, kështu duke e bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi se, derisa çështja e veteranëve të trajtohet nga Qeveria, nuk do të ketë seancë normale në Kuvend.

Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka ftuar edhe shefat e grupeve parlamentare në zyrën e tij për të diskutuar rreth mundësisë së vazhdimit të seancës.

Ndryshe Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët të enjten e 16 qershorit mbushën sheshin “Skënderbeu”, për të shprehur indinjatën e tyre pasi si kategori mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale, kanë hyrë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, duke e “thyer” kordonin policor, të cilët kishin rrethuar perimetrin e sigurisë së këtij institucioni.

Para Kuvendit ka numër të madh të policëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore