Lajme

Opozita solidarizohet me veteranët, protestojnë në seancën plenare


Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me protestë nga partitë opozitare.

Ata kanë filluar të godasin tavolinat në sallë duke thirrur “UÇK”,  e duke u solidarizuar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po shprehin indinjatën e tyre pasi si kategori mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale.

Ata duke i rrahur tryezat e Kuvendit të Kosovës, kanë pamundësuar fillimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe Organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët të enjten e 16 qershorit mbushën sheshin “Skënderbeu”, për të shprehur indinjatën e tyre pasi si kategori mbetën jashtë Projektligjit për pagën minimale, kanë hyrë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës, duke e “thyer” kordonin policorë të cilët kishin rrethuar perimetrin e sigurisë së këtij institucioni.

Para Kuvendit ka numër të madh të policëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore