Kjo është një pjatë që nuk kërkon shumë kohë në përgatitje dhe njëkohësisht është shumë e shijshme.
Përbërësit:
1 salmon
Patate të vogla
Djathë me erëza
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë mustardë
1 lugë lëng limoni
Kripë, piper
Përgatitja:
Si fillim përziejmë mirë gjithë përbërësit e marinimit dhe ia shtojmë sipër filetove të salmoni të vendosur në tavë pjekje.
I pjekim 200C për 10 minuta. Ndërkohë patatet e vogla i lajmë mirë, nuk i qërojmë pasi hahen me lëkurë dhe i vendosim të ziejnë rreth 20 min.
Në një pjatë servirim salmonin, anash patatet e ziera ku i hedhim vaj ulliri dhe kripë e piper sipër dhe djathin.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel