Shoqata “Krimet e Luftës Gjakova 1998-1999”, të martën e 31 majit ka dorëzuara në Policinë e Kosovës, kontingjentin e 16 të padive penale, i cili përfshinë mbi 100 padi për krimet e kryera në komunën e Gjakovës nga forcat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kështu të paktën bënë të ditur, Liridona Binakaj, zëdhënëse e shoqatës në fjalë, e cila pas dorëzimit të kallëzimeve penale, në një konferencë për media ka treguar më saktësisht se çka përmbajnë ato.
“Puna jonë nuk do të thotë që do të mbarojë me kaq, me këtë ka përfunduar pjesa e kallëzimeve penale që ka të bëjë me masakrat dhe vrasjet, ndërsa tash e tutje ne do të merremi me kallëzime të tjera penale, konkretisht me kallëzime që kanë të bëjnë me pengjet e luftës, me torturat që janë bërë edhe po ashtu me dëmet materiale që janë shkaktuar në luftën e fundit në komunën e Gjakovës”, ka thënë Binakaj.
“Paditë janë të koncentruar më shumë në masakrat që janë realizuar në Komunën e Gjakovës, si për shembull Masakra e Mejës. Paditë janë të gjitha të dokumentuara, edhe me fotografi të cilat i ka shoqata, pra janë të dokumentuara krimet që janë realizuar, masakrat ndaj fëmijëve, pleqve, nënave”, ka shtuar ajo
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës