Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka folur para ndeshjes finale me Liverpool-in në UEFA Champions League.
Për teknikun italian, finalja më e mirë që ai ka zhvilluar në karrierën e tij ka qenë po kundër Liverpool-it, në vitin 2005. Në atë kohë ai drejtonte Milan-in.
Ata ishin duke fituar 3-0 në pjesën e parë, para se të barazoheshin dhe të humbisnin ndeshjen me penallti.
Ancelotti ka pretenduar se skuadra e tij, “Milan, në 2005 luajti më mirë nga të gjitha skuadrat” që ai ka drejtuar në një finale të Champions-it.
Pavarësisht se ishte hera e vetme që ai përfundoi si nënkampion në kompeticion. Italiani ka fituar tre finalet e tjera, dy me Milan-in dhe një me Real Madrid-in.
Ndeshja e 17 viteve më parë për Ancelotti-n shikohet sesi fati mund të jetë përcaktues në një sfidë të tillë.
“Kjo është diçka për të cilën ëndërroni, por nuk mund ta kontrolloni atë”, tha Ancelotti para finales së kësaj të shtune.
“Unë nuk do t’u them lojtarëve që të luajnë keq nesër, sepse sigurisht që ne duam të japim më të mirën tonë, por gjithçka mund të ndodhë në një finale. Duhet të jemi gati për gjithçka”, vijoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Balla: 900 mijë pasagjerë më shumë në Rinas se vitin e kaluar, shtojmë 100 efektivë
-
Pedro Sanchez qëndron, nuk dorëhiqet nga pozita e kryeministrit
-
Baerbock bën fushatë për integrimin e Ballkanit, në përvjetorin e zgjerimit të BE-së në 2004
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku