Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se nga vjeshta e vitit të ardhshëm, do të konsultohet kuadri rregullator për votimin e Diasporës (ose votimin nga jashtë).
“Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën ë draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshirë këtu edhe partitë politike”, theksoi fillimisht Celibashi.
Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës “Votimi nga jashtë, Koha është tani”.
Sipas kryetarit të KQZ-së, autoritetet synojnë që këtë proces ta përfundojnë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.
“Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu”, shtoi ai.
Palët, u shpreh Celibashi, do të duhet të dakordësohen për rregullat të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj.
“Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë”, tha kreu i KQZ-së.
KQZ-ja u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, sipas Celibashit.
Për të, politika është akoma e papërgatitur për të pranuar dhe për më tepër për të punuar mbi realizimin e këtij procesi.
“Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse çdo herë nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim së bashku për realizimin e këtij procesi”, deklaroi në përmbyllje kryetari i KQZ-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Balla thotë se është koha të krijohet shërbimi vullnetar zjarrfikës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës