Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, të hënën e 23 majit ka mbyllur pa asnjë kandidatë dhe raundin e dytë të votimeve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
“Ezaurohet edhe raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh kryeparlamentarja.
Kjo e fundit e mbylli fjalën duke theksuar se seanca e ardhshme do të njoftohet në ditët në vijim.
Ndërkohë pritet që të martën të mbahet edhe mbledhja e radhës e Konferencës së Kryetarëve.
Çfarë ndodhi?
Seanca e parashikuar për votimin e Presidentit të ri të Shqipërisë i gjeti sërish palët nga opozita dhe mazhoranca pa një konsensus.
Nga Komisioni i Ligjeve, u njoftua se nuk ishte paraqitur asnjë kandidaturë.
Afati i fundit i dorëzimit të emrave për raundin e dytë ishte 22 maji, deri në orën 16:00.
Mazhoranca ka paralajmëruar se propozimet e tyre do të vijnë vetëm në raundin e katërt dhe të pestë, duke i lënë kështu tre raundet opozitës.
Kjo e fundit dy raundet e para “i dogji”, ndërsa pritet çfarë do të ndodhë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe si do të jetë konsensusi i radhës opozitë-mazhorancë.
Pavarësisht se javën e kaluar pas takimeve mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës u duk si një “dritë jeshile” për propozimin e kandidatëve, çdo gjë u hodh poshtë të të premten.
Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, njoftoi të premten se mazhoranca nuk ishte dakort me kushtet e vendosura, prandaj ata nuk do të paraqesin asnjë kandidaturë të dielën.
Sakaq ishte parashikuar që katër do të ishin kandidatët e propozuar nga opozita. Përkatësisht dy nga grupi i Enkelejd Alibeaj dhe dy të tjerë nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ndryshim i Fatmir Mediut dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim i Mesila Dodës.
Ndërkohë prej këtyre emrave dy do të zgjidhen nga socialistët. Pas kësaj do të krijohej një grup i përbashkët prej gjashtë anëtarësh, në përbërje të së cilit do të ishte nga PD-ja dhe PS-ja.
Nga ky grup do të dalë një kandidat – i propozuar me firma të përbashkëta PD-PS – që do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Kujtojmë se raundi i parë i votimeve u përmbyll pa asnjë kandidat. Po ashtu edhe i dyti.
Nga ana tjetër Kushtetua parashikon se procedurat për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojnë jo më vonë se data 23 maj.
Sakaq edhe në raundin e tretë parashikohet e njëjta procedurë.
Çfarë parashikohet në Kushtetutë?
Procesi për zgjedhjen e Presidentit kalon në pesë raunde. Në tri raundet e para, ai duhet të zgjidhet me tri të pestat e votave – pra 84 vota.
Kushtetuta parashikon se nëse në fund të tri raundeve nuk kemi një president atëherë Kreu i Shtetit zgjidhet me 71 vota.
Sipas saj, socialistët mund ta zgjedhin vetë presidentin në raundin e tretë.
Shumica e kërkuar është e thjeshtë, 71 vota pro dhe ata i kanë me formatimin e parlamentit.
Presidenca e shtatë në Shqipëri do të përmbyllet më 24 korrik të vitit 2022.
Në krye të shtetit që prej 2017-ës është Ilir Meta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Prokuroria kërkon nga KLGJ verifikimin e figurës së Irena Gjokës
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
Lajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Këlliçi çon Veliajn në SPAK, për lidhje me Ndrangheta-n
-
Putini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE