Ekipi më në formë i evropës në katër muajt e fundit të vitit 2020, vitin 2021 po kalon nëpër një periudhë me shumë vështirësi.
Pas La Liga-s, Atletico Madrid mundet, madje edhe dominohet në Champions.
Një super Chelsea, një super Mount dhe një Giroud me predhat e tij të rasteve e gjunjëzuan Atletico-n e Simeone-s.
Tuchel është specialist për skuadra që mbrohen thellë, dhe mbrëmë kjo gjë u dëshmua.
Chelsea e mbështeti me shpinë pas muri Atleti-n gjatë gjithë ndeshjes, duke mos e lënë të prodhoj asnjë mundësi në sulm, sa që i limituan në vetëm gjashtë goditje, nga të cilat asnjëra nuk ishte në drejtim të portës.
Ndeshja ishte një skenar i njejtë për 90 minuta, Atletico e “ulur” në mbrojtje dhe Chelsea duke provuar që t’i rrëzoj.
68 minuta u desh të pritej që rrjeta të lëkundej, dhe këtë, kush mund ta bëntë më mirë se sa Giroud, me një nga predhat e tij të jashtëzakonshme.
Ishte ky edhe rezultati përfundimtar, që i jap Chelsea-s epërsinë dhe golin e musafirit.
Ndeshja e kthimit do luhet më 17 mars, ndërsa vendi i ndeshjes ende nuk është vendosur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon hapjen e një kapitulli të ri vëllazërimi, rendi evropian dhe paqeje me prosperitet me Greqinë
-
PD letër Nikollës, për të ‘kthyer në shina’ Komisionin Hetimor për Shëndetësinë
-
Putin shkarkon Shoigun dhe cakton një ministër të ri Mbrojtje, në mes të luftës
-
Zimmerman: Kosova mund të pranohet në Këshillin e Evropës si anëtare e asociuar