![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot-2022-04-30-085850.png)
Odessa ka marrë në dorëzim sisteme të reja të mbrojtjes ajrore.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar zëdhënësin e Administratës Ushtarake Rajonale të Odessa-s, Serhiy Bratchuk.
“Forcat tona të mbrojtjes ajrore kanë marrë komplekse të reja për të luftuar armikun. Operacioni i kundërsabotimit vazhdon: do t’i shpallim së shpejti rezultatet”, theksoi Bratchuk.
Kujtojmë që Odessa po përgatitet për një “shtetrrethim të zgjatur”.
Më 23 prill, trupat ruse nisën një sulm me raketa në Odessa, dy objektiva ajrore u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.
Sipas vendimit të autoriteteve lokale, shtetrrethimi i gjatë në Odesa do të fillojë në orën 22:00 të datës 1 maj dhe do të përfundojë në orën 05:00 të datës 3 maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sulmi rus me bombë në Kharkiv vrau të paktën 3 persona dhe plagosi 52
-
Zëvendëskancelari gjerman paralajmëron Kinën për pasojat e qëndrimit pro Rusisë
-
Farage përballet me reagime të ashpra, lidhur me komentet e luftës në Ukrainë
-
Clark të dielën në Kosovë, Abdixhiku ia ndan dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”