Pranvera Borakaj është rritur në shtëpinë mediatike “Vizion Plus”, aty ku e pranon edhe vetë se u gjend mirë pas disa eksperiencave të dështuara në televizione të tjera.
Megjithatë, ajo e la të hapur një mundësi për t’u larguar nga ekrani, ku e kemi parë prej më shumë se një dekade.
Në një intervistë për emisionin e showbizz-it “Pikë”, në “Albanian Post”, i cili transmetohet çdo të mërkurë në platformën YouTube, ora 19:00, fillimisht moderatorja u shpreh se “njerëzit ndryshojnë brenda marrëdhënieve familjare e jo më në punë”.
Në vijim, ajo pohon se, “do duhej një ofertë shumë e mirë për të më larguar nga ‘Vizion Plus’, por për momentin nuk e di”.
Mes punës dhe familjes
E pyetur nga moderatorja Adela Osmani sesi arrin ta menaxhojë kohën mes punës – e angazhuar me disa emisione – dhe familjes, Pranvera pranoi se shpesh u jep zgjidhje gjërave nga… celulari.
Në këtë mënyrë, ajo gjendet edhe pranë së bijës.
“Ka kohë që e bëj këtë punë, prandaj kam mësuar që t’i bëj edhe nga telefoni gjërat, duke parë vajzën time teksa luan, apo më qëndron pranë”, zbulon Pranvera.
Gjatë emisionit “Pikë”, moderatorja shqiptare u bë pjesë e lojës së “5 Sekondave”, ku rrëfeu të pathëna të tjera rreth jetës së saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024