Sonte (e marte) do të mësohen dy skuadra gjysmëfinaliste të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.
Pra, dy ndeshje të kthimit të çerekfinaleve do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku priten të jenë duele interesante.
Real Madrid – Chelsea do të jetë njëra prej tyre, derisa tjetra do të zhvillohet mes Bayern Munich-ut dhe Villarreal-it.
The semi-finals are in sight! 🫣
Who will qualify tonight?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 12, 2022
Sa i përket ndeshjes mes Reali-it dhe Chelsea-t, spanjollët e fituan duelin e parë në Londër me shifrat 1:3, derisa në këtë takim, londinezët do të përpiqen të rikthejnë rezultatin në “Santiago Bernabeu”.
Karim Benzema ishte njeriu kryesor i takimit të parë, i cili realizoi të tre golat për Real-in, derisa golin e vetëm për Chelsea-n e shënoi Kai Havertz.
Sa i përket formës momentale, dyja skuadrat po përjetojnë moment të mirë, ku Chelsea vjen në këtë ballafaqim pas fitores 0:6 në Premier Leauge ndaj Southampton-it, ndërsa Real-i në ndeshjen e fundit e mposhti Getafe-n me rezultat 2:0.
Sa i përket mungesave, te Real-i listës iu shtua edhe mbrojtësi Eder Militao, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa te Chelsea do të jetë në dyshim prezenca e Romelu Lukaku-t.
Edhe përballja tjetër e mbrëmjes do të jetë shumë interesante, ku do të ballafaqohen në “Allianz Arena” Bayern Munich-u me skuadrën surprizë të kësaj faze, Villarreal-in.
Sfidën e parë mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në “Estadio de la Ceramica” të Villarreal-it, vendasit shkaktuan befasi duke mposhtur gjigandin bavarez me shifrat 1:0.
Ndërsa në takimin e sotëm ata do të tentojnë ta ruajnë rezultatin, për kundër faktit se përballë do ta kenë një kundërshtar të frikshëm, siç është Bayern-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Çfarë parashikon projektligji me kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro?
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku