Për një ditë në zyrë apo një ditë plot me aktivitete të ndryshme, kjo zgjedhje e modës është e shkëlqyer – sa praktike dhe elegante.
E bukura e kësaj veshje qëndron në faktin se edhe pse mjaft elegante nuk është rreptësisht serioze – stilistëve u pëlqen të luajnë me ngjyrat, prerjen dhe gjatësinë.
Në shfaqjet pranverë/verë 2022, këto kombinime dominuan mes shumë markave. Të thjeshta, të bukura – femërore dhe romantike, ato u treguan një bazë e shkëlqyer për të luajtur me ngjyrat.
Kostume të vogla shumëngjyrëshe ose krejtësisht serioze dhe dinjitoze kundrejt lojërave të gjalla – ka shumë variacione të modelit kult, që i përgjigjen kësaj periudhe të vitit kur moti është ende i ndryshueshëm.
Modelet e ngrohta, të rehatshme, me klas dhe elegante, rrezatojnë feminitetin e tyre pavarësisht se si i kombinoni – me këpucë me taka apo edhe atlete.
Që nga marka e njohur Chanel e deri te Moschino, këto veshje vinë me shumë ngjyra dhe mjaft lozonjare në mënyrë që të përshtaten në stilin e të gjithëve.
Pëlhura “Tweed” krijon vizualisht efektin e sofistikimit dhe elegancës, dhe variacione të tjera të ndryshme të materialit mund të amortizojnë ose theksojnë elegancën.
Kostumet me ngjyra të njëtrajtshme do të krijojnë një mundësi ideale për të luajtur me bizhuteritë, për të nxjerrë në pah nuancën e trëndafilave në buzë ose në një çantë, ndërsa ato më shumëngjyrëshe dhe me model do të tërheqin të gjithë vëmendjen dhe ndoshta do të kërkojnë aksesorë më të thjeshtë të modës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tom Selleck zbulon pse ai pothuajse refuzoi një kërcim me Princeshën Diana në darkën e Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Ariana Grande thotë se xhirimi i filmit “Wicked” ishte “transformues”
-
Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024
Lajmet kryesore
-
Drejtësia në Shqipëri bazohet edhe në besimin e publikut, thotë Pasztory
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padinë
-
Mossad-i i Izraelit e pranon për herë të parë: U befasuam nga sulmi i 7 tetorit
-
Kurti e transformoi politikën e jashtme të shtetit në një lojë të brendshme elektorale