Dueli i parë i fazës çerekfinale në Ligën e Evropës, mes skuadrës gjermane, Leipzig dhe asaj italiane, Atalanta, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 17-të, kur Atalanta kaloi në epërsi me anë të sulmuesit, Luis Muriel, i cili shënoi një gol shumë të bukur pas asistimit të mbrojtësit Davide Zappacosta.
Vendasit më pas patën disa mundësi të mira në pjesën e parë, kur Andre Silva e goditi shtyllën.
Fraksioni i parë përfundoi në epërsi minimale të italianëve, derisa në të dytin, Leipzig arriti ta barazojë rezultatin.
Andre Silva nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 58-të, por pastaj nga topi i kthyer ishte i pafat Zappacosta, i cili shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin nga zona.
Në vazhdim, ndeshja u karakterizua me disa raste të mira nga dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Ndeshja e kthimit dhe ajo që do të përcaktojë ekipin që kalon në gjysmëfinale është planifikuar të luhet më 14 prill dhe nis në orën 18:45.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare