Ronald Koeman pritet të rikthehet shumë shpejtë në stolin e kombëtares së Holandës.
Aktualisht trajner i “tulipanëve” është Luis Van Gaal, mirëpo pas përfundimit të Kupës së Botës ai do të lirohet nga detyra.
Jo sepse është diagnostikuar me kancer, por sepse kështu ishte marrëveshja e nënshkruar kur Van Gaal u emërua trajner i Holandës.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Holandë, pasues i tij pritet të jetë Koeman, i cili edhe në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren holandeze.
Gazeta holandeze, “De Telegraaf”, plotëson informacionin duke shtuar se po kërkohet menjëherë një marrëveshje në rast se sëmundja e Van Gaali-t avancon.
Etapa e parë e Koeman-it në kombëtaren holandeze ishte pozitive, ku në 20 ndeshje arriti 11 fitore, pesë barazime dhe katër humbje.
Dy vjet në krye të skuadrës, mes 2018 dhe 2020 arriti në finalen e Ligës së Kombeve, megjithëse rezultati nuk ishte ai i dëshiruari, pasi që u mposht nga Portugalia me rezultat 1:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Lajçaku “s’i lëshon pa marrëveshje” kryenegociatorët e dinarit – rreth pesë orë nga nisja e takimit trepalësh në Bruksel
-
Gërdeci/ Rrëzohet kërkesa për riekspertim ekonomiko-financiar, Mediu: Po kërkohet një kokë turku
-
Miqësia ‘pa kufi’ Putin-Xi do të vihet në provë gjatë vizitës shtetërore në Kinë
-
Molliqaj rreth “marrëveshjes” për zgjedhje: Krasniqi protagonist brenda opozitës, por vetëm në bazë të skenarit të Kurtit