Sulmuesi i Milan-it, Zlatan Ibrahimovic, nuk ia doli ta ndihmojë ekipin e tij për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bologna-s.
Ibra u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 70-të, por nuk arriti të shënonte gol, për të marrë pikët e plota në luftën e ashpër që po bëhet për titull kampion në Serie A.
Madje në një moment, 40 vjeçari pati një përplasje me mbrojtësin e Bologna-s, Gary Medel, ku të dy përfunduan të gjakosur.
Por, ajo çka u ra në sy mediave në Itali, ishte sesi Ibrahimovic ironizoi me gjyqtarin kryesor të takimit, Livio Marinelli-n.
Kamerat filmuan një moment teksa Ibra i drejtohej me ironi Marianelli-t duke i thënë “Komplimente, komplimente, komplimente”, teksa i tregonte vonesën e portierit Skorupski në rifillimin e ndeshjes.
Njëkohësisht, ai numëronte me gishta sekondat që kalonin “Ec, ec, ec, komplimente”, vazhdonte Ibra, duke e ironizuar gjyqtarin italian lidhur me vonesat e lojës nga ana e futbollistëve të Bologna-s.
Kujtojmë që kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fundin e kampionatit, është duke u zhvilluar një luftë e ashpër për titullin kampion.
Milan-i aktualisht kryeson tabelën me 67 pikë, e ndjekur nga Napoli me 66 në vendin e dytë, ndërsa në të tretin qëndron Inter-i me 63 pikë, por zikaltrit kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës