Instituti GAP në Kosovë ka publikuar, të martën me 29 dhjetor, raportin mbi mungesën e qasjes sektoriale në programin për rimëkëmbjen ekonomike.
Në ketë raport GAP tregon sesi pandemia COVID-19 ka goditur industritë e ekonomisë në Kosovë.
Vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit bizneseve dhe lëvizjes së qytetarëve për të parandaluar përhapjen e virusit kanë qenë të ndryshme për secilën industri, rrjedhimisht edhe efektet ekonomike dallojnë nga njëri sektor në tjetrin.
“Duke u bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), raporti tregon se aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit janë industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit (79%), patundshmëria (44%), transporti dhe magazinimi (43%) dhe akomodimi dhe shërbimi ushqimor (37%). Përkundër kësaj, ndihmesat e Qeverisë së Kosovës kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo qasje rrezikon që rimëkëmbja të vështirësohet te industritë e rëndësishme dhe strategjike të vendit”, thuhet në raport.
Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj biznesve, instituti GAP ka rekomanduar që Qeveria në planin e masave vijuese duhet të targetojnë industritë që kanë rënie më të lartë dhe të mundësojne një shpërndarje të fondeve proporcionale me dëmin që kanë pësuar industritë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës