Rusia dhe Kina po bëhen gati të nënshkruajnë një memorandum të ri mirëkuptimi, për ndërtimin e një stacioni kërkimor ndërkombëtar në Hënë.
Ky projekt hidhet në diskutim pas fryteve që ka dhënë në dekada ndërtimi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, i cili orbiton Tokën.
Agjencia Hapësinore Ruse, Roscosmos, ka përmbyllur përgatitjet e fundit për nënshkrimin e marrëveshjes. Nëse arrihet akordi midis dy vendeve, ky do të jetë stacioni i parë ndërkombëtar në Hënë.
Data e hedhjes së firmave nuk është caktuar ende. Por, dy vendet kanë qenë prej kohësh në bisedime mbi këtë projekt. Sipas Roscosmos-it, data e finalizimit do të jetë në qershor të vitit 2021. Kjo, pasi përkon edhe me një ngjarje të madhe, e cila do të zhvillohet në Shën Petërburg: Konferenca Globale e Eksplorimit Hapësinor.
Detaje mbi projektin nuk janë bërë me dije. Gjithsesi, mendohet se qëllimi kryesor është: ndërtimi i strukturës në polin jugor të Hënës, midis viteve 2036-2045.
Pjesëmarrja e vendeve të tjera nuk është përjashtuar nga ky projekt.
Ndërkohë që dyshja Rusi-Kinë po ndërmarrim hapa për të zgjeruar qëndrimin e tokësorëve në Hënë, Nasa po përmbyll uljen e një “rover-i” në Mars. Ky robot do të jetë më i madhi që ka shkuar ndonjëherë në Mars. Marrja e kampioneve dhe sjellja e tyre në Tokë do të jetë misioni parësor.
Kina e ka shtuar shumë pjesëmarrjen e saj si fuqi hapësinore gjatë dekadës së fundit. Nëse projekti me Rusinë përmbushet, do të jetë më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga dy shtetet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Putin urdhëron stërvitje të armëve taktike bërthamore
-
Gërvalla dhe Maqedonci marrin pjesë në konferencën dy ditore të “Defence24 Days”
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë