Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:0.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga katalunasit, të cilët shënuan tre gola në pjesën e parë.
Fillimi ishte shumë i mirë për Barcelonën, pasi ata morën epërsinë në minutën e 14-të me antë të golit të Ferran Torres nga penalltia.
Goli i dytë erdhi pas shtatë minutash, përsëri me anë të Ferran Torres.
Për golin e tretë u përkujdes Pierre Emerrick Aubameyang, i cili shënoi në minutën e 27-të pas një asistimi të Ousmane Dembele.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për katalunasit, pasi ata nuk arritën të shënojnë gola si në pjesën e parë.
Goli i katërt dhe i fundit i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të me anë të mesfushori 22-vjeçar, Riqui Puig.
Barcelona momentalisht po kalon një formë shumë të mirë, të cilët radhiten në pozitën e tretë me 51 pikë.
Ndërsa Osasuna radhiten në pozitën e 11-të me 35 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Përurohet shtatorja më e madhe e Skënderbeut në tokën italiane, nga arbëreshët e San Basile-s
-
Balla: Po punohet për një program të madh asistence ndaj Shërbimit Zjarrfikës, me donatorë të huaj
-
Hamasi tregon se është gati për marrëveshje, izraelitët ende të përçarë
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare