Britania përputhi gabimisht adresën e bankës qendrore ruse me një bankë private.
Kjo e fundit ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe ishte objektivi i sanksioneve të shpallura nga kryeministri britanik Boris Johnson.
Johnson vendosi sanksione ndaj pesë bankave private, përfshirë Bankën Rossiya, për të cilën qeveria tha se ishte “në pronësi private të miliarderëve elitarë rusë me lidhje të drejtpërdrejta me Putin-in”.
Qeveria e renditi gabimisht adresën e Bankës Rossiya si “Neglinnaya, 12, Moskë, 107016, Rusia”, e cila është adresa e bankës qendrore të Rusisë, e njohur në rusisht si “Bank Rossiya”.
Banka private Rossiya është e vendosur në qytetin verior rus të Shën Petersburg-ut.
Rruga Neglinnaya në Moskë ka qenë selia e një zyre të bankës qendrore ruse ose sovjetike për të paktën një shekull.
Zyra e jashtme britanike më vonë lëshoi një përditësim me “korrigjime administrative”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një tjetër përpjekje për të përmbyllur sagën e sigurimeve shëndetësore
-
Meloni mbyll G7: Angazhim i fortë ndaj taksës minimale globale, pa qasje ideologjike për klimën
-
Aleanca e re e së majtës në Francë përçahet përpara zgjedhjeve të parakohshme
-
“Mbështetja e SHBA-së është e palëkundur dhe miqësia jonë është e përjetshme”, thotë Osmani pas takimit me Harrisin