Është marrë sot vendimi që Michael Masi të shkarkohet nga pozita e drejtuesit të garës në Formula 1.
Michael Masi, që është ndër emrat më të përmendur të Formula 1 qysh nga përfundimi i garës së AbuDhabi-t gjatë sezonit që lamë pas – më nuk do të jetë vendimmarrësi kryesor sa i përket garave të sportit më të shpejtë në botë.
Ky vendim është marrë sot, pas mbledhjes të krerëve të FIA-s.
Mirëpo, Masi nuk do të shkarkohet nga FIA, ai thjeshtë nuk do të jetë më drejtues gare.
Polemikat e shumta të shkaktuar pas finales në Abu Dhabi, ku Masi morri një vendin që sipas Mercedes i favorizoi RedBull-in, i kanë shtyrë drejtuesit e FIA-s të largojnë Masi-n nga pozita.
Ai së shpejti do të marrë një pozitë të re brenda zyrave të Federatës së Automobilizmit.
Niels Wittich dhe Eduardo Freitas do të jenë drejtuesit e ri të garës, duke ndarë detyrën në dysh.
Përveç largimit të Masi-t, FIA ka vendosur që të mos ketë komunikime mes drejtuesve të garës dhe drejtuesve të skuadrës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës