Nga data 28 dhjetor, deri në fund të janarit Japonia ndalon hyrjen e shtetasve të huaj, jo rezidentë, pas shfaqjes së disa rasteve të prekura nga mutacioni i ri, i Covid-19. Qytetarët japonezë dhe ata rezidentë duhet të vetë-karantinohen për 14 ditë.
Dy rastet e para të variantit të ri, të COVID-19 u zbuluan jashtë karantinës së Aeroportit Ndërkombëtar të Japonisë. U zbulua se pesë qytetarë të tjerë, që vinin nga Britania, ishin prekur nga mutacioni i ri i Covid-19.
Dyshohet që mutacioni i ri i coronavirus-it, i cili ka origjinën nga Britania e Madhe të jetë 70% më shumë i transmetueshëm. Që nga zbulimi i tij më shumë se 40 vende kanë kufizuar udhëtimet me Britaninë e Madhe.
Gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga data 28 dhjetor do t`i kërkojnë të gjithë udhëtarëve, të paraqesin një test negativ brenda 72 orëve nga fillimi i udhëtimit drejt SHBA-së. Pasagjerëve do t`i kërkohet gjithashtu të kenë me vete dokumentacionin laboratorik të rezultateve të testit. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Flota “fantazmë” ruse në Mesdhe: Ja se si Moska lëviz armët dhe naftën nën sytë e Perëndimit
-
Izraeli qorton thirrjet e SHBA-ve për hetim mbi varrezat masive në Gaza
-
Ekuipazhi i anijes së lidhur me Izraelin do të lirohet, thotë Irani
-
Si studentët në “Columbia University” nxitën një revoltë mbarëkombëtare