Kombëtarja e Egjiptit ka kaluar në finalen e Kupës së Afrikës, pasi që eliminoi Kamerunin pas ekzekutimit të penalltive, me rezultat 1:3.
Pas 90-të minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “d’Olembé”, dyja skuadrat nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës, të cilat u deshën t’iu drejtoheshin kohës shtesë me dy herë nga 15 minuta.
As në kohën shtesë gola nuk pati, ku për të përcaktuar finalistin e këtij edicioni në Kupën e Afrikës, u nevojit ekzekutimi i 11-metërshave.
Në ekzekutimin e penalltive, më të saktë u treguan egjiptianët, ku nuk gabuan: Zizo, Abdelmonem dhe Lasheen.
Ndërsa për Kamerunin shënoi penalltinë e parë Abubakar, ndërsa të pasaktë u treguan Lea dhe N’jie.
Tani Egjipti kalon në finale, ku e pret kombëtarja e Senegalit, me ndeshjen që do të zhvillohet të dielën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com