Masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës kërkojnë që personat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të vaksinuar me tri doza, mirëpo kjo gjë nuk kërkohet as nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Së fundmi, OBSH ka komunikuar që kufizimet e udhëtimit dhe provat e vaksinimit nuk janë më të nevojshme.
Mirëpo, kjo thirrje nuk është “respektuar” në Kosovë.
Sipas masave të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës, thuhet që çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë, “certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19”.
Mesa duket, ka ndodhur një keqkuptim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH-së.
Sipas OBSH, kufizimi i udhëtimeve nuk ka sjellë rezultat pozitiv në parandalimin e përhapjes së pandemisë, dhe kontribuon vetëm në stresin ekonomik dhe atë social.
Thirrjet e fundit të OBSH-së janë që dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19 mos të kërkohet për udhëtarët.
Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili kërkon tri doza të vaksinimit për qytetarët të cilët kalojnë përmes pikave kufitare.
Këto masa nuk janë pritur mirë nga qytetarët, e sidomos nga qytetarët e Shqipërisë, që sot kanë protestuar para pikës kufitare të Morinës.
Masat e reja të Qeverisë do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt, por sipas MSH-së, situata do të monitorohet në baza ditore dhe vendimet do të merren në bazë të situatës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar