Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po bisedohet në lidhje me rezolutën për të parandaluar mbajtjen e një referendumi serb në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiç, ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti që të ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Sipas tij Kurti nuk duhet të veprojë kundër serbëve dhe se i pari i ekzekutivit duket qesharak në sytë e ndërkombëtareve kur flet për demokracinë.
“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb kërkoj që të ndryshoni vendimin. Kërkoj që të mos veproni me kampanjën anti-serb. Nuk do të vazhdojmë që të jemi pjesë e seancës sepse nuk dëshirojmë ta legjitimojmë atë që është jo legjitime”, ka thënë Simiç.
Megjithatë përgjigja e Kryeqeveritarit Kurti kundër pretendimeve të Simiç ka qenë i menjëhershëm, sipas Kurtit Qeveria që ai e drejton nuk është anti-serbe.
“Ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është kryetari i Listës Serbe, pastaj kemi edhe zëvendësministra e këshilltar”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit është Serbia ajo që është kundër Kosovës dhe përpjekjeve të saj për progres ekonomik e për avancim në agjendën evropianë e euro-atlantike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Met Gala 2024, cilët yje lulëzuan
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Franca kërkon shtyrje të vendimit për anëtarësim të Kosovës në KiE
-
Shpërthimi i radhës nga Ilir Meta dhe synimi për të qenë koka e opozitës
-
Rama mbledh deputetët dhe ministrat për qeverisjen, korrupsionin dhe vizionin e ri 2030
-
Osmani s’ka hatërbetje me Kurtin edhe pse doli kundër tij: Kosovës i duhen miq për rrumbullakimin e shtetëformësisë – e ka mbështetjen paekuivokë