Pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës që nuk do të lejojnë mbajtjen e Referendumit të Serbisë në Kosovë dhe kërkesës së shteteve të QUINT-it (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë, Itali dhe Bashkim Evropian) që të mos ndalojnë votimin e serbëve në referendum dhe organizimin e vendvotimeve nga OSBE-ja, tashmë pritet edhe një takim mes ambasadorëve dhe tre liderëve shtetërorë të Kosovës.
Ambasadorët e këtyre vendeve pritet të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenten, Vjosa Osamni dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Gjatë të premtes QUINT-i doli me një deklarim të përbashkët ku kërkonte nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësohet serbëve këtu të votojnë.
Në këtë deklarim të përbashkët shkruanin se “ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”.
Derisa publikisht nga Kurti nuk ka ardhur asnjë përgjigje, ishte zëvendës-ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ai që u deklarua për këtë çështje në llogarinë e tij në Facebook.
“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin”, shkroi, pos tjerash, ai.
Lajmi në përditësim…
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Deputeti gjerman skeptik për anëtarësimin e Kosovës në KiE – çështja është Asociacioni
-
Flota “fantazmë” ruse në Mesdhe: Ja se si Moska lëviz armët dhe naftën nën sytë e Perëndimit
-
Meta: Basha dhe Rama punuan kundër LSI-së, tashmë një parti e re
-
Osmani: Serbia duke mos i hapur arkivat po e shkelë deklaratën për të zhdukurit