Shqipëria përfaqësohet me dy sportistë në katër peshëngritësit më të mirë në botë për kategorinë meshkuj deri në 73 kilogram.
Rezultati tashmë është bërë i ditur në tabelën e renditjes të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes.
Brikan Calja që triumfoi me një medalje ari dhe dy argjendi në botërorin e fundit të mbajtur në Uzbekistan renditet në vendin e dytë. Erkand Qerimaj renditet në vendin e katërt.
Lista kryesohet nga indoneziani 21-vjeçar, Rahmat Erwin Abdullah-i. Në total, në stil shtytje dhe shkëputje ai ka ngritur 343 kg. Vetëm një kg më pak ka ngritur në total Calja që renditet në vendin e dytë.
Në vend të tretë renditet një tjetër 21-vjeçar, tajlandezi Suttipong Jeeram-i. Ai ka ngritur në total 334 kg. Në vend të katërt renditet Qerimaj. Edhe për Qerimajn diferenca me vendin e mësipërm është vetëm 1 kg.
Padiskutim kjo renditje është arritje për peshëngritjen dhe sportin shqiptar në përgjithësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
LDK-ja s’e pranon “instrumentalizimin” e opozitës: Dorëheqja e Kurtit duhet t’i paraprijë datës së zgjedhjeve
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Michael Cohen detajon se si ishte jeta si avokat i Trump-it
-
Blinken i thotë Zelenskyt se ndihma ushtarake amerikane është rrugës