Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka quajtur “të kurdisura” sondazhet të cilat e nxjerrin të dytën dhe të tretën partinë që ai udhëheq, para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Matjet e opinionit publik të realizuara në muajt e fundit dhe të publikuara në mediumet kosovare e vendosin LDK-në mes 16 dhe 18%, shumë larg nga Lëvizja Vetëvendosje që në të gjitha matjet del e para.
Por, Mustafa është shprehur i bindur se realiteti në terren është krejt i ndryshëm dhe rrjedhimisht Lidhja Demokratike e Kosovës gëzon mbështetje të fuqishme në popull.
“Kemi besim se do të dalim mirë. Kemi informata që vijnë nga terreni çdo ditë, informata të kandidatëve – kandidatit tonë Avdullah Hoti, që situata është shumë e mirë dhe po hasim në përkrahje të madhe”.
Ai madje u ka dhënë epitet debateve televizive duke i cilësuar si “fushatë diktatoriale”, përmes së cilës po tentohet të imponohet rezultati zgjedhor për 14 shkurtin.
“Sondazhet e kurdisura në studio televizive kanë arritur pjesërisht efektin, se dihet kush është fituese dhe kjo ka ndikuar që VV-ja sot të mos dalë t’iu tregojë qytetarëve programin e saj”.
“Asgjë nuk shpjegohet për qytetarët. Vetëm marshojnë, por askush nuk e di cili është kursi i tyre”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste