Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë të mbahet më 11 shkurt është shtyrë në datën 16 – dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.
Në kalendarin e publikuar në faqen Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan se më 16 shkurt 2021, në orën 11:00, mbahet konferenca për ecurinë në çështjen “Prokurori kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”.
Në fund të muajit të kaluar Gjykata Speciale kishte refuzuar kërkesën e avokatëve për lirimin me kusht të ish-komandantëve të UÇK-së. Tani kërkesa është në Gjykatën e Apelit.
Në aktakuzën e konfirmuar për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet se midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtator të vitit 1999, ata kanë kryer krime lufte.
Katër krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë që nga koha e konfirmimit të aktakuzës, nëntor 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
-
Asociacioni kusht për KiE, Molliqaj: Kurti veten e ka mbështetur për muri, Kosova s’duhet të paguajë për gabimet e tij
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës