Real Madrid e ka mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Madrilenët në ndeshjen e fundit të vitit 2021, ishin mysafirë në një fushë shumë të vështirë, si San Mames e Bilbao-s.
Ndeshja në fakt nisi shumë mirë, dhe të gjithë golat i pamë në dhjetë minutat e para.
Real-i i shënoi dy të parat, kurse Bilbao shënoi një herë.
Ishte njeriu i momentit, Karim Benzema, ai që në minutat katër dhe shtatë shënoi dy herë, me dy gola shumë të bukura.
Sancet ngushtoi epërsinë në minutën e dhjetë, dhe ndeshja u duk se do kishte shumë gola.
Por deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Real Madrid-i morri tri pikë shumë të vlefshme në garën për titull.
Madrilenët tashmë kanë 14 ndeshje me radhë pa humbje, dhe ndodhen në vendin e parë në tabelë me 46 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë i Sevilla-s.
Bilbao mbetet në vendin e dhjetë, me 24 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet