Federata e Futbollit të Kosovës, e ka zgjedhur Amir Rrahmanin si futbollistin më të mirë të Kosovës për vitin 2022.
Në natën e ndarjes së shumë çmimeve, ai që mund të konsiderohet më i rëndësishmi, i ka shkuar kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.
Përkundër një viti të dobët me Kosovën, aftësitë e liderit erdhën shpesh herë në pah me Rrahmanin në krye.
Ai vazhdon të jetë një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares, por jo vetëm.
Amir Rrahmani ka siguruar vendin në 11-shen startuese të Napoli-t, që nga ardhja e Spalletti-t në stol.
Rrahmani në disa raste, përfshirë fitoren e fundit në fushën e Milan-it, është zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes për Napoli-n.
Rrahmani është lojtari i pestë i Kombëtares së Kosovës që fiton këtë çmim, pas Valon Berishës, Arbër Zenelit, Mërgim Vojvodës dhe Vedat Muriqit.
Në mesin e shumë çmimeve, Federata e Futbollit të Kosovës e ka ndarë edhe çmimin kryesor, atë të futbollistit më të mirë në Kosovë për vitin 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi