Në vijim të parandalimit të krimeve në fushën e “Lojërave të Fatit”, janë arrestuar dy persona në Vlorë.
Përkatësisht janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. S., 35 vjeç dhe E. F., 22 vjeç.
Policia e Vlorës gjatë kontrollit në një ambient në lagjen “Pavarësia 3”, me pronar shtetasin 35-vjeçarin dhe punonjës 22-vjeçarin, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale nëntë pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konfindustria: Të ulet çmimi i karburantit, treg oligopol
-
Policia ka realizuar 95 operacione gjatë prillit, 120 shtetas të proceduar për dhunë në familje
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, palombarët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë
-
Në Ballkanin Perëndimor gratë po vriten – është koha për të marrë masa