Me 4 mijë e 446 vota pro është shkarkuar nga delegatët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kjo u konfirmua nga kryetari i komisionit të përkohshëm i Kuvendit Kombëtar të PD-së – i thirrur nga ish-lideri Sali Berisha për shkarkimin e Bashës – Belind Këlliçi.
Ky i fundit bëri të ditur se sekretariati teknik ka mbledhur të gjithë procesverbalin ku ka rezultuar se pjesëmarrës në Kuvendin e Berishës ishin 4 mijë 491 delegatë.
Nga këto kundër kanë votuar 36 delegatë dhe nëntë fletë të tjera kanë rezultuar të pavlefshme.
Fjala e fundit për shkarkimin e Bashës, sipas Këlliçit, do të jepet të shtunën e 18 dhjetorit me një referendum në degët e PD-së nga çdo anëtar i kësaj partie me pyetjen: “A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Basha?”.
Në përfundim Këlliçi tha se ky komision i përkohshëm do të qëndrojë në fuqi deri më 22 mars të vitit 2022.
Berisha në fjalën e tij fill pas këtij rezultati deklaroi se, “askush nuk e ndal revolucionin”.
“Dua të përshëndes sot demokratët dhe qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje, më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve”.
Më tej ish-kryeministri theksoi se, “ky Kuvend ishte një vepër e anëtarëve të lirë të PD-së dhe i pari i këtij lloji në Evropë dhe në botë”.
“Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në një arenë sportive futbolli. Sot u zhvillua ndeshja mes lirisë dhe të ardhmes”, e mbylli fjalën e tij Berisha.
Më herët delegatët vendosën edhe shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Po ashtu ata miratuan në parim statutin e ri të PD-së. Nga ana tjetër u anulua edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha më 18 dhjetor.
“Përçarja” e demokratëve filloi pas vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Ky vendim i kryedemokratit erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Berishën dhe familjen e tij si persona non-grata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Beci: Të tronditur nga humbja e një nëne dhe tre fëmijëve, institucionet të veprojnë
-
Travel off Path: Shqipëria, destinacioni me rritjen më të shpejtë në Evropë
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
Lajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel