Novak Gjokoviç, Milica Mandic, Jovana Prekoviç, Mirko Ivanic, Aleksandër Atanasijeviç, Mijat Gacinoviç, Vujadin Saviç, Sonja Vasiç, Nemanja Nedoviç, Mihail Dudas, Uros Mediç, janë vetëm disa nga sportistët e shquar që dolën në mbështetje të protestës në serbi që po zhvillohet kundër presidentit Aleksandër Vuçiç.
Siç shkruan Nova.rs, disa njerëz sigurisht kanë pyetur veten se kur njerëzit e rëndësishëm do të shprehin qëndrimin pro një proteste që ka nxjerrë dhjetëra mijëra njerëz të mblidhen në rrugët e Serbisë.
Disa mund të kenë protestuar pikërisht në lagjen ku janë rritur atletët, ata që përfaqësojnë flamurin serb në skenën e madhe ndërkombëtare.
Për këta njerëz, një fije shprese lindi kur në anën e tyre u rreshtua edhe kampioni i madh i tenisit, Novak Gjokoviç.
Gjokoviç nuk ishte i disponueshëm në fillim, pasi ishte pjesë e Davis Cup, ku Serbia u mposht në gjysmëfinale nga Kroacia.
Mirëpo, kohën tenisti e gjeti pas përfundimit të këtij turneu.
“Ajri i pastër, uji dhe ushqimi janë çelësat e shëndetit. Pa këto, çdo fjalë për ‘shëndetin’ është e tepërt… Natyra është nëna jonë. Ne kalojmë më shumë kohë në natyrë. Me të jeta jonë është më e pasur”, ka shkruar Gjokoviç.
Zërin e ngriti edhe atleti Mihail Dudash.
Ai postoi një foto të qenit duke mbajtur një pankartë, dhe shkruajti: “Fusha e gjyshit nuk jepet”.
Para tyre, fjalën e tij e tha edhe futbollisti i Yllit të Kuq, Mirko Ivaniq.
Ai ka shpërndarë një foto të Marko Risoviqit, dhe ka shtuar edhe një video të një banori të moshuar nga Gornji Nedeljice, duke i thënë presidentit Vuçiç se nuk ka nevojë për minierë aty.
Skiatorja Nevena Ignjatovic ka komentuar edhe më herët protestat.
“Kur shoh kush jeton këtu, mendoj se e gjithë kjo po na ndodh për një arsye”, ka shkruar ajo.
Disa sportistë, si basketbollistja Nemanja Nedoviq, apo Sonja Vasić, legjenda e basketbollit të femrave në Serbi, ndanë vargjet e Ljubivoje Ršumovic.
“Atdheun e mbron lumi, peshqit në ujë dhe bredhi i gjatë i hollë që rritet në liri”, thuhet në këto vargje.
Një foto nga Gazela ka shpërndarë edhe ish-basketbollisti Ratko Varda si dhe futbollisti i APOEL-it qipriot Vujadin Savić, ndërsa skenën dhe njerëzit në të ka përshëndetur lojtari i ekipit të parë të Hoffenheim-it, Mijat Gaçinoviq.
Në njëjtën gjë ka bërë edhe futbollisti i Crotone-s italiane, Miloš Vulić, ndërsa njoftimin e Gjokoviqit, e ka mbështetur volejbollistja serbe, Atanasijević.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
Bardhi: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj gjyqtarit Sterkaj
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
“Në ring s’na ka mposhtur askush”, Ahmeti, VMRO-së: Më 24 prill u përballëm me VLEN-in, më 8 maj me ju