Lajme

Protestat në Serbi po shoqërohen me dhunë nga Policia dhe simpatizantët e SNS-së


Dhuna policore në protestat që po zhvillohen në Serbi

Në Serbi janë duke vazhduar protestat të cilat ishin thirrur për të shtunën e katër dhjetorit me fillim nga ora 14:00 deri në ora 16:00.

Protesta masive në tërë Serbinë

Protestat të cilat po zhvillohen aktualisht dhe paralelisht në shumë qytete serbe janë mbështetur edhe nga partitë opozitare serbe si shenjë e pakënaqësive për miratimin e referendumit për ndryshime kushtetuese dhe dëmet ekologjike dhe shpronësime.

Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sanda Rashkoviç-Iviç, ka deklaruar se ndryshimi i paralajmëruar në Kushtetutën e Serbisë, është një hyrje në vendimet për Kosovën dhe minierën e litiumit Rio Tinto në Loznicë.

“Ndryshimet kushtetuese janë si një revistë që është shfaqur para shfaqjes së filmit në kinema dhe pas kësaj reviste do të shfaqen filma për Rio Tinto-n dhe Kosovën”.

Sipas raportimeve, të mediumeve të lira serbe, ka edhe të lënduar në protesta.

Gjithashtu, nëpër rrjetet sociale janë shfaqur pamje të të lënduarve.

Miroslav Aleksiç nga Partia Popullore ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se nënkoloneli në pension Zoran Kardasheviç është sulmuar në Stara Pazova “nga partia e progresistëve që donin të çanin bllokadën”.

Predrag Vukoviç Çune, anëtar i SNS-së i punësuar në administratën komunale, e ka sulmuar fizikisht Kardasheviçin, pohon Aleksiç.

Mediat pro pushtetit, janë duke e fshehur dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë të cilët përveç policisë po provokohen dhe slmohen edhe nga simpatizantët dhe anëtarët e SNS-së.

Në një faqe në rrjetin social Facebook “Shko-Ndrysho” në orët e para të mengjesit është publikuar harta e lokacioneve të protestave në tërë Serbinë me mbishkrimin “Shihemi djema! Na priftë e mbara!”

Lokacionet e protestave

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore