Katër të mbijetuarit e aksidentit të rëndë në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, janë në prag të daljes nga Klinika e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike ka njoftuar mediumi “Novinite”.
Në Klinikën e Neurokirurgjisë është një pacient me frakturë të dy vertebrave, i cili i është nënshtruar operacionit në fillim të javës.
Sipas këtij mediumi, operacioni i shtyllës kurrizore ka kaluar me sukses dhe procesi i rikuperimit po shkon pa komplikime. I njëjti pacient i është nënshtruar edhe një operimi në pjesën e poshtme të këmbës.
Dy të mbijetuar të aksidentit në autostradën “Struma” janë liruar të shtunën dhe kanë udhëtuar për në Maqedoni të Veriut.
Në fillim të javës së ardhshme, pas një vlerësimi të gjendjes së pacientëve, do të bëhet lirimi gradual edhe i të mbijetuarve tjerë.
Prokurori bullgar: Nuk ka pasur shpërthim – viktimat janë asfiksuar nga tymi
Zëvendës Kryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Safarov, ka publikuar informacionet zyrtare nga hetimi i deritanishëm lidhur me aksidentin e 23 nëntorit që u mori jetën 46 personave – mes tyre 12 fëmijë, ku vëren se viktimat janë asfiksuar nga tymi i zjarrit dhe nuk ka pasur shpërthim.
Fillimisht Safarov sqaroi se informacionet që qarkulluan se në autobus po transportoheshin lëndë djegëse “është hetuar dhe është hedhur poshtë kategorikisht”.
Zyrtari i drejtësisë e konsideroi si “të pabazë” – këtë njoftim që ka qarkulluar të mërkurën e 24 nëntorit në mediat bullgare apo maqedonase.
Lidhur me hetimet e shkaqeve, zëvendës kryeprokurori bullgar, ravijëzoi se, deri më tani, dyshimi më i madh është “gabimi njerëzor ose sinjalizimi i dobët”.
Pas përfundimit të autopsive, Safarov tregon se të gjitha konfirmojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi.
“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha më tej prokurori bullgar.
Të paktën 46 persona humbën jetën, 45 prej tyre shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të 23 nëntorit.
Sipas autoriteteve bullgare, ky incident ndodhi në një autostradë të Bullgarisë perëndimore.
Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes rreth orës 2 të mëngjesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Porti Chabahar: SHBA thotë se sanksionet janë të mundshme pas marrëveshjes së portit Indi-Iran
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Aktakuzë ndaj Rakiçit për mosdeklarim të saktë të pasurisë
-
Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, për ‘vjedhjen’ e serverit të PL-së
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike