Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një mesazh pas aksidentit tragjik që mori jetën e 46 personave – mes tyre 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut – në mediat sociale.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…Dhimbje”, shkruan kryeministri.
Më herët, ishte ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, që reagoi pas aksidentit tragjik në Bullgari duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari”, shkruan zyrtarja shqiptare.
Ajo u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Shqipëria është pranë në këtë moment të vështirë!”, përmbyll mesazhin ngushëllues ministrja shqiptare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meta “harron” Dumanin – akuza dhe paralajmërime për kundërshtarët
-
Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit
-
Putini nuk e ka urdhëruar vdekjen e Navalnyt në shkurt, besojnë agjencitë amerikane
-
Kodi Civil si kundërpeshë e Asociacionit? – Premtimi i Kurtit për ta amortizuar presionin ndërkombëtar