Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të mërkurën e 10 nëntorit ka dhënë informacione më të detajuara, për sa i përket vaksinimit të fëmijëve në vendin tonë.
Përkatësisht në njoftimin në median sociale Twitter, Manastirliu bëri me dije se vaksinimi anti-COVID do të kryhet fillimisht nga fëmijët 12-15 vjeç, me sëmundje kronike të përcaktuara. Po ashtu dhe të gjithë fëmijët 16-18 vjeç.
Më tej njoftohet se të gjithë fëmijët nën 18 vjeç do të paraqiten me prindin apo kujdestarin e tyre, i cili e aprovon kryerjen e vaksinës.
Ndërkaq Ministrja vijon duke sqaruar se vaksina mund të bëhet në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi.
Gjithashtu të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeç do t’u aplikohet vaksina Pfizer, në bazë të rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë Administrata e Ushqimit dhe Branave dhe dhe nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Në përfundim Mnastirliu vë theksin se për çdo informacion duhet të kontaktohet mjeku i familjes.
Cilat kategori të fëmijëve duhet të vaksinohen?
👇
Kontaktoni mjekun tuaj të familjes për më shumë informacion. pic.twitter.com/BUgzFqMoyW— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) November 10, 2021
Më 1 nëntor ka nisur dhe procesi i vaksinimit të fëmijëve 12-15 vjeç. Ishte Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri, Silva Bino, e cila njoftoi fillimin e vaksinimit për këtë kategori.
Lajmi u bë i ditur më 22 tetor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët theksuan se do të niste edhe implementimi i dozës së tretë të vaksinës.
Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar me njërën dozë 1 milion e 963 mijë e 359, ndërsa me dy doza mbi 850 mijë qytetarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë