Formula 1 ka zbuluar kalendarin e garave për vitin 2021, me 23 Grand Prix (Çmime të Mëdha). Garat fillojnë në mars në Australi dhe mbyllen në dhjetor në Abu Dabi. Ndërsa, gara e parë për Kampionatin Botëror në Arabinë Saudite do të mbahet në 28 nëntor.
Sigurisht që kalendari mund të ndryshoj edhe në varësi të ecurisë së Covid-19, megjithatë, Formula 1 dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilave (FIA) kanë vendosur masa të rrepta shëndetësore dhe sigurie, për një zhvillim sa më normal të garave.
Chase Carey, kryetar dhe shefi ekzekutiv i Formula 1, tha:
“Ne jemi të kënaqur të shpallim kalendarin e përkohshëm të Formula 1 për 2021, pas bisedimeve të gjera me promovuesit tanë, ekipet dhe FIA. Jemi duke planifikuar ngjarjet e vitit 2021, me tifozë që ofrojnë një përvojë afër normales dhe presim që marrëveshjet tona të respektohen”
“Jemi të kënaqur që shohim Arabinë Saudite të bëhet pjesë e programit dhe jemi po aq të kënaqur për t’u rikthyer në vendet ku shpresonim të garonim në vitin 2020. Duam të falenderojmë të gjithë promovuesit dhe partnerët tanë për entuziazim dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm dhe të shohim përpara, për t’u dhënë tifozëve tanë një sezon emocionues në pistë”
Kalendari i plotë;
21 mars-Australi, 28 mars-Bahrein, 11 prill-Kinë, 25 prill-e papërcaktuar (Portugali/Turqi), 9 maj-Barcelonë, 23 maj-Monako, 6 qeshor-Azerbajxhan, 13 qeshor-Kanada, 18 korrik- Mbretëri e Bashkuar, 1 gusht-Hungari, 29 gusht-Belgjikë, 5 shtator-Holand, 12 shtator-Itali, 26 shtator-Rusi, 3 tetor-Singapor, 10 tetor-Japoni, 24 tetor-SHBA, 31 tetor-Meksikë, 14 nëntor-Brazil, 28 nëntor- Arabi Saudite dhe 5 dhjetor ne Abu Dabi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Lobimi serb në OKB kundër rezolutës për Gjenocidin e Srebrenicës, si po e ndihmojnë rusët dhe kinezët?
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare