Kalendari i Formula 1 ka pësuar edhe një ndryshim tjetër.
Çmimi i madh i Turqisë është i anuluar, ai i Francës ka pësuar ndryshim date, dhe në vend të Turqisë, Austria do të zhvillojë dy gara.
Fillimisht, Formula 1 kishte planifikuar që të organizonte Çmimin e Madh të Kanadasë më 13 qershor.
Por, masat parandaluese ndaj Covid-19 e bën të pamundur mbajtjen e garës në Kanadë, në këtë mënyrë, Çmimi i Madh i Turqisë e zëvendësoi.
Por, javën e kaluar, Anglia e vendosi Turqinë në zonën e kuqe, që do të thotë se një numër i caktuar i personelit duhet të futen në karantinë pas garës në atë shtet.
Kjo do të thotë, që vetëm 16 ditë pas “thirrjes”, Formula 1 “i fik telefonin” Turqisë.
Kjo vjen vetëm një ditë pas zhvendosjes së finales së Champions League-s, nga Turqia në Portugali.
Si rezultat i kësaj, Çmimi i Madh i Francës lëviz një javë më para. I planifikuar për 27 qershor, tani do të mbahet më 20 qershor.
Më 27 qershor, pilotët do të udhëtojnë për në Austri, ku do të mbahen dy gara me radhë.
Përkundër ndryshimeve, Formula 1 ende do të ketë një kalendar me rekord 23 gara, gjithmonë nëse nuk ndryshon më asgjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel