Kalendari

23 herë në pistë, Formula 1 publikon kalendarin për 2022


Kanë kaluar 37 ditë që nga mbyllja e sezonit të Formula 1.

Në xhiron e fundit, Max Verstappen siguroi titullin kampion duke mbyllur një ndër sezonet më epike në histori të sportit.

Mirëpo, ndryshimet e mëdha që do të vijnë në sportin 2022, i lën fansat me plot emocion në pritje të sezonit të ri.

Verstappen dhe Hamilton ishin sezonin e kaluar, kurse këtë sezon pritet të jenë edhe më shumë.

Lufta për titull do të ndahet në 23 gara, me maratonën e sportit më të shpejtë në botë që fillon në mars, dhe përfundon në nëntor.

Më poshtë, kalendari i Formula 1 për vitin 2022:

18-20 mars, Bahrain

25-27 mars, Arabia Saudite

8-10 prill, Australia

22-24 prill, Italia, çmimi i madh i Emilia Romagna

6-8 maj, Amerika, çmimi i madh i Miami-t

20-22 maj, Spanja, Katalunia

27-29 maj, Monako

10-12 qershor, Azerbaixhan, Baku

17-19 qershor, Kanada

1-3 korrik, Britani e Madhe

8-10 korrik, Austria

22-24 korrik, Franca

29-31 korrik, Hungaria

26-28 gusht, Belgjika

2-4 shtator, Holanda

9-11 shtator, Italia, çmimi i madh i Monza-s

23-25 shtator, Rusia

30 shtator – 2 tetor, Singapore

7-9 tetor, Japonia

21-23 tetor, Amerika, çmimi i madh i Austin, Texas

20-30 tetor, Meksika

11-13 nëntor, Brazil

18-20 nëntor, Abu Dhabi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore