Kosova dhe Serbia do të takohen sërish në Bruksel këtë të enjte për të diskutuar për zgjidhjen e çështjes së targave mes dy shteteve.
Janë grupet teknike të të dy vendeve ato që do të diskutojnë mundësitë për zgjidhjen e përhershme të çështjes së targave të automjeteve.
Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar takimin nëpërmjet një përgjigje për T7.
“Të enjten, me 21 tetor, do të mbahet mbledhja e parë e grupi teknik për targat e automjeteve”.
Sipas qeverisë në takimin e të enjtes mes dy palëve do të shqyrtohen opsionet për një zgjidhje të përhershme duke u bazuar në tre parime kryesore.
“Zgjidhja duhet të jetë sipas standardeve dhe praktikave të Bashkimit Evropian” dhe “të jetë e aplikueshme dhe të aplikohet për të dy palët”.
Por, në rast se ndonjëra palë bllokon mundësin e arritjes së një zgjidhje qoftë edhe nëpërmjet moszbatimit të saj, atëherë “ajo është palë bllokuese e dialogut”.
Sipas përgjigjes së Qeverisë së Kosovës, në takimin e të enjtes, takimi i parë pas marrëveshjes së 30 shtatorit për targat “nuk pritet të merret ndonjë vendim” konkret, por se do të diskutohen të gjitha modalitetet.
Marrëveshja e 30 shtatorit në Bruksel zhbllokoi situatën në Veri të krijuar pa bllokadës me barrikada nga ana e serbëve protestues kundër zbatimit të masës së reciprocitetit me Serbinë.
Kjo marrëveshje përmban tre pika, ku në pikën e tretë është paraparë takimi i grupit punues mes dy shteteve për arritjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
-
Abdixhiku: Po marrim mbështetje për programin kombëtar të LDK-së
-
Kandidati socialist gjerman sulmohet gjatë fushatës
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Niger, pa një strategji të vërtetë Biden po humbet Afrikën
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës